Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti kanë shkuar në stacionin policor në Ferizaj, ku para pak minutash është dërguar Drilon Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares M.O., i cili u arrestua në një fshat të Ferizajt, raporton Gazeta “Enigma”.
Zyrtari i Policisë në Ferizaj, Mehmet Alihajdini konfirmoi se Krivaqa u arrestua pas dy ditësh në arrati.
Edhe Prokuroria ka dhënë më shumë detaje lidhur me arrestimin. Bëhet e ditur se ai është ndaluar për 48 orë.
Për arrestimin dha detaje edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt, e cila njoftoi se Krivaqa është ndaluar për 48 orë.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot në orën 12 e 05 minuta, është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar dhe i është shqiptuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në kohën kur u njoftua për arrestimin e Dardan Krivaqës, para stacionit policor në Ferizaj u zhvillua një protestë ndaj neglizhencës së institucioneve karshi rasteve të dhunës dhe vrasjeve ndaj grave.
Protesta erdhi pas vrasjes makabre të 18-vjeçares në Ferizaj. Ajo u dërgua dhe u la e vdekur në emergjencën e Ferizajt të dielën. Atje e çuan Dardan Krivaqa, me të cilin ajo ishte e martuar, dhe Arber Sejdiu, i cili u arrestua më herët.