Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, ka folur për mediat pas ardhjes së të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.
Ai ka thënë se nesër në mëngjes do të vijnë trupat e viktimave nga aksidenti, ndërkohë që ka thënë se po vazhdon trajtimi i të lënduarve ende në Kroaci si dhe në Kosovë.
Tash sa kanë mbërri 21 qytetarë tanë. Ne kemi humb 10 qytetarë. Kanë qenë momente të rënda për ta. Angazhimi palës kroate ka qenë që nga kryeministri dhe gjithë stafi mjekësor. I falenderojmë shumë për këtë ndihmë shtetin e Kroacisë. Ne jemi të bindur që po të mungonte ndihma e tyre, numri i vimtimave do tv ishte më i lartë, ka shtuar Sveçla./Gazeta Enigma/.