Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se kjo ministri ka dërguar komentet për “Raportin Konsultativ” në lidhje me zgjerimin e brezit tarifor.
Duke pasur parasysh dallimin e madhë të çmimeve sipas blloqeve të propozuara, Rizvanolli ka dy alternativa për ZrrE-në.
“Alternativat e propozuara nga ME janë: 1. Zgjerimi i brezit tarifor, përkatësisht ndryshimin e pragut të bllokut nga 600 kWh në 800 kWh, duke pasur në konsideratë efektivitetin e këtij mekanizimi në kushtet e mungesës së alternativave tjera të sigurimit të energjisë elektrike për nevoja të ngrohjes nga një pjesë e konsumatorëve; ose 2. Shtimin e numrit të blloqeve tarifore, që do të mundësonte përshkallëzimin e tarifave nëpër blloqe dhe përcaktimin e një tarife më të ulët sesa ajo prej 14 cent/kWh për konsumin deri në 1000 kWh”, thuhet në raportin me komente. /Gazeta Enigma/.