Të enjten takohet grupi i Kosovës me të Serbisë për zgjidhjen e çështjes së targave

Të enjten takohet grupi i Kosovës me të Serbisë për zgjidhjen e çështjes së targave

Grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë do të takohen të enjten për të diskutuar opsionet për zgjidhjen e përhershme të çështjes së targave të automjeteve.

Marrëveshja e Brukselit e arritur së fundi për zhbllokimin e situatës në veri përmban tre pika, ku në pikën e tretë është paraparë takimi i grupit punues mes dy shteteve.

Takimin e ka konfirmuar edhe qeveria e Kosovës.

“Të enjten, me 21 tetor, do të mbahet mbledhja e parë e grupi teknik për targat e automjeteve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut. Në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim” thuhet në përgjigjen e qeverisë së Kosovës./Gazeta “Enigma”/

Related Articles