Një takim i dytë në mes të Rusisë dhe Ukrainës pritet të mbahet nesër. Kështu shkruan britanikja “The Guardian” teksa citon agjencinë e lajmeve ruse “Tass”.
Agjencia ruse ka cituar një burim nga Moska teksa ka raportuar për takimin e mundshëm.
Raundi i parë i bisedimeve që u zhvilluan pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë të hënën përfundoi pas rreth gjashtë orësh pa rrugëdalje, por të dy palët ranë dakord për një raund pasues në ditët e ardhshme. / Gazeta Enigma.