Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se më 11 qershor do të mbahet seanca e radhës në të cilën do të raportojë kryeministri Albin Kurti për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Gazeta “Enigma”.
Ajo ka thënë se në mbledhje u diskutua kërkesa për raportim para raportime para deputetëve në raport me zhvillimet që lidhen me dialogun.
“Sot në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së kërkuam që në kuadër të zgjedhjeve të bordeve që i raportojnë Kuvendit të kemi rritje të transparencës. E para është e pashmangshme që do të diskutohet për marrëveshjet e arritura për suksesin apo mossuksesin e tyre. Ekziston një mendim i GJK-së i cili nuk mundet me u ndryshu me rezolutë në raport me kompetencat e Qeverisë. Rezolutën në këtë temë e shohim të panevojshme në raport ne kompetencat”, ka thënë ajo.