Temperaturat maksimale sot deri në 20 gradë Celsiusë

Temperaturat maksimale sot deri në 20 gradë Celsiusë

Këtë të premte në vendin tonë pritet të jetë me vranësira dhe intervale me diell, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometerologjik, vranësirat vende-vende mund të sjellin edhe riga lokale shiu.

Temperaturat pritet të mbesin në vlera tipike për këtë periudhë, ndërsa në disa zona reshjet mund të paraqiten përkohësisht gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 5 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 17 deri në 20 gradë Celsius.

Related Articles