Tentim vjedhje e armatosur në një Argjendari në Prizren, plagoset pronari i dyqanit

Një tentim vjedhje në një argjendari ka ndodhur në Prizren nga ku dyshohet se ka mbetur i plagosur një person, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia e ka konfirmuar rastin, teksa Gazeta “Enigma”, merr vesh se personi i plagosur ishte pronar i argjendarisë.

“Sot rreth orës 17:01, tre persona të dyshimt që kanë qenë të armatosur kanë hyrë në një dyqan nga ku ka mbetur një person i plagosur”, tha për “Enigmën”, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai ka njoftuar se personi i plagosur gjendet jashtë rrezikut për jetë./Gazeta Enigma.


Related Articles