Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë, në rajonin e Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.

· Fushë Kosovë 08.03.2026-15:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

· Fushë Kosovë 08.03.2026-17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë 08.03.2026-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor ndërsa , me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Related Articles