Një këmbësor u godit nga vetura mëngjesin e së hënës në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Ajo ka pranuar tretman mjekësor.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.
Ai, mes tjerash tha se me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.