U raportua se SHBA ia refuzoi vizën Kurtit, deklarohen nga Qeveria për Gazetën “Enigma”

U raportua se SHBA ia refuzoi vizën Kurtit, deklarohen nga Qeveria për Gazetën “Enigma”

Gjatë orëve të pasditës në disa nga mediat vendore u raportua se SHBA refuzoi vizën e kryeministrit Kurti, transmeton Gazeta “Enigma”.



Megjithatë, këto zëra i demantoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai në një deklaratë për Gazetën “Enigma” tha se nuk ka asgjë të vërtetë në këto raportime.

Kryeziu tutje shtoi se vizita në SHBA do të ndodhë së shpejti dhe se e njëjta është duke u planifikuar.

“Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha ai. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles