Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar të dielën se shteti të cilin ai e udhëheq e ka paraqitur kërkesën e saj në GJND, ku ka paditur shtetin rus për gjenocid, raporton Gazeta “Enigma”.
“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në Twitter.
Më tej, Zelensky thotë se kërkojnë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë ta ndërpresë aktivitetin ushtarak, teksa shtoi se presin që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme. / Gazeta Enigma.