Ukrania nis sulm në Rusi, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Ukrania nis sulm në Rusi, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Rajoni Kursk i Rusisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Kjo pasi Ukraina ka nisur një sulm të rallë ndërkufitar.

Sipas zyrtarëve rusë, të paktën pesë civil mbetën të vrarë dhe 31 të tjerë të plagosur nga ky sulm.

Gjashtë prej të plagosurve raportohet të kenë qenë fëmijë.

Të martën në mëngjes, deri në 1000 trupa ukrainase, si dhe 11 tanke dhe më shumë se 20 automjete të blinduara luftarake, hynë në Rusi pranë qytetit Sudzha, tha Moska, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Luftimet thuhet se u zhvilluan në disa fshatra.

Autoritetet ruse  kërkuan banorëve të kufizojnë lëvizjet e tyre derisa të gjitha ngjarjet e parapara publike u anuluan. /Gazeta Enigma

Related Articles