Vdes 16-vjeçari pasi u aksidentua me veturën që voziste në Ferizaj

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Mirosalë të komunës së Ferizajit, ku ka humbur jetën një 16-vjeçar. Sipas policisë, i mituri, derisa ishte duke e vozitur veturën, ka humbur drejtimin dhe është aksidentuar.

Arsyeja e aksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës së papërshtatshme, me c’rast drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin duke përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti, humb jetën drejtuesi automjetit A. K., i moshës 16 vjeçare, ndërsa vdekjen e tij e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes, mjeku nga Qendra Emergjente nga Spitali Rajonal i Ferizajt. Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë, do të dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.

Related Articles