Vdes 26-vjeçari i cili mbeti i lënduar me thikë gjatë një përleshjeje në lagjen “Fidanishte” në Pejë, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën ‘Enigma’, zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Pejës, Naim Sahiti.
“Me gjithë përpjekjen e mjekëve kujdestar, nga plagët e marra ka humbur jetë”, tha Sahiti
Ndryshe, të enjten rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatë për një përleshje në mes dy personave në lagjen “Fidanishte” në Pejë.
Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të mprehta.
Si pasojë e kësaj përleshje dy persona kishin pësuar lëndime dhe ishin duke u trajtuar në spital.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, kishte konfirmuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin./Gazeta Enigma/