Vdes futbollisti italian pas problemeve në fushë

Vdes futbollisti italian pas problemeve në fushë

Një lajm i keq nga bota e futbollit në Itali. Një moshën 26-vjeçare, futbollisti  Mattia Giani, ka ndërruar jetë.

Ky i fundit u ndje keq gjatë ndeshjes mes Castelfiorentino dhe Lanciotto e vlefshme për kampionatin e Toskanës.

Giani, i promovuar nga akademia e Empolit, u transportua për në spital, por gjatë ditës së hënë mbërriti lajmi i keq për ndarjen nga jeta të 26-vjeçarit. Së fundmi, reagoi edhe klubi i Empolit që i dërgoi ngushëllime familjes së lojtarit.

Kujtojmë se ky ishte rasti i dytë i rëndë në Itali pas atij të Ndicka të Romës, ku për fat mbrojtësi u stabilizua dhe është në gjendje të mirë shëndetësore jashtë çdo rreziku për jetën.

Related Articles