Një person i gjinisë mashkullore, 53-vjeçar, është gjetur i vdekur në ambientet e një kompleksi banesor në Ferizaj, raporton Gazeta Enigma.
Sipas dyshimeve të para, ai ka pësuar atak kardiak derisa po kryente punën e tij si mirëmbajtës në kompleksin banesor, ku edhe është gjetur i vdekur.
Sipas Sinjalit, bëhet fjalë për personin Fadil Misini.
Rastin për Gazetën Enigma, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Me daten 23.08.2024 rreth orës 08:40 kemi pranuar një informatë se rrugën Uran Tinova-Ferizaj afërsi të një komplesin banesor në Ferizaj një person mashkull, kosovar i moshës 53 vjeçar ishte pa shenja jete, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjekët kujdestarë dhe sipas tyre ishte vdekje natyrale , sulm kardiak dhe nuk ka dilema tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit viktima i është dorëzuar familjarëve”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.