Ka ndërruar jetë një fëmijë i moshës 2-vjeçare në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare.
Fëmija ishte i prekur nga COVID-19, si dhe kishte disa diagnoza të tjera. Sipas zyrtarëve të SHSKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duhet të përputhen të dhënat me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, për ta konfirmuar nëse fëmija ka qenë i infketuar me COVID-19, transmeton Gazeta “Enigma”.
Para dy ditësh ka vdekur edhe një foshnje tri javëshe në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë raportuar 28 viktima.
Nga fillimi i pandemisë deri më sot në Kosovë kanë vdekur 2685 qytetarë të sëmurë me COVID-19.