Vetura godet shtyllën elektrike në Ferizaj, vdes një 65-vjeçar

Vetura godet shtyllën elektrike në Ferizaj, vdes një 65-vjeçar

Këtë të diel një person i moshës 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Mirosalë të Ferizajt, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i ili ka njoftuar se një veturë e tipit Golf me targa vendore ka goditur një shtyllë elektrike.

“Sot, më 22.06.2025, rreth orës 12:15, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen “Cakaj” të fshatit Mirosalë, ku një veturë e tipit Golf me targa vendore ka goditur një shtyllë elektrike.  Në vendin e ngjarjes është gjetur një person brenda veturës, për të cilin fillimisht nuk dihej nëse kishte shenja jete. Menjëherë janë njoftuar emergjenca, njësia e zjarrfikësve dhe Njësia e Komunikacionit Rrugor. Gjithashtu, pas raportimeve për dëmtimin e shtyllës dhe rrëzimin e telave në tokë, është njoftuar edhe KEDS”, tha Veseli.

Tutje ai ka njoftuar se po ashtu “rreth orës 12:37, mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është S. B, rreth 65 vjeç”. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Related Articles