Në rrjet janë bërë virale pamjet se si kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, goditi me shuplakë një polic gjatë protestës kundër shtrenjtimit të rrymës që e organizoi këtë të shtunë para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, thotë se policët zyrtarë e civilë i kanë sulmuar tinëzisht gjatë protestës së sotme.
Kuçi mes tjerash theksoi se Molliqaj reagoi në vetëmbrojtje.
“Protesta e sotme ishe madhështore dhe policia ishte shumë e dhunshme. Policët zyrtarë dhe civilë na ofendonin dhe sulmonin me grushte tinëzisht. Molliqaj pati reagim në vetëmbrojtje”, tha ajo për Klankosova.tv , përcjell Gazeta Enigma.
“Çfarë keni parë në pamje ishte reagim i yni në vetëmbrojtje, asesi mjet e qëllim”, tha Kuçi.
Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media bëri të ditur se disa nga pjesmarrësit kanë shpërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, të cilët përtej hudhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkakuar lëndime të lehta tre zyrtarëve policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Zëdhënësja e PSD-së thotë se sipas saj “Policia raportoi këtë pasi pa pamjet, pasi duke e ditur dhunën që shkaktuan nuk reaguan deri vonë”.