Vitia: Nga 15 qershori do të lejohen edhe mbajtja e ahengjeve nëse vazhdon të bie numri i të infektuarve

Vitia: Nga 15 qershori do të lejohen edhe mbajtja e ahengjeve nëse vazhdon të bie numri i të infektuarve

Në konferencën për medie Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se sot ka disa lajme të mira, bazuar në raportimin e rregullt nga IKSHPK, ku situata është përmisuar ndjeshëm.



Qeveria ka vendosur për një sërë masash heqjen e orës policore, zgjatjen për gastronomi deri orën 23, dhe nga 15 qershori do të lejohen edhe mbajtja e ahengjeve nëse vazhdon të bie numri i të infektuarve.

“Situata e përmisuar ka rezultuar edhe me rënien e rasteve. Në spitalet e Kosovës kemi 160 të hositalizuar, Kjo rënie e rasteve u jep frymëmarrje shërbimeve klinike pas ballafaqimit të gjatë me Covid. Kjo ulje e rasteve është rezultat i bashkëpunimit me qytetarë. Vaksinimi kundër Covid-19 është prioritet i ynë. Angazhimi për të siguruar vaksina ka synim përmbylljen e fazës së parë. Mbrëmë kemi pranuar 100 mijë doza të vaksinës që nga arritja e 24 mijë dozave të para”, tha Vitia.

Tutje, ai tha se procesi i vaksinimit është i domosdoshëm për tu kthyer në normalitet.

“Janë thjeshtësuar edhe procedurat për vaksnim që u mundëson qytetarëve të kryjenë aplikimin. Kjo do të thotë që gjithë vaksnimi do të shkojë më shpejtë. Tani kemi finalizuar rmarrëveshjen për kompaninë Pfizer për doza shtesë të vaksinave ku deri në fund të vitit 60% do të vaksinohen” tha Vitia.

Related Articles