Ministri i Shnëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se tregu i çmimeve të barnave do të rregullohet deri në fund të vitit, sipas ligjit për listë zyrtare të çmimeve të produkteve mjekësore, njofton Gazeta Enigma.
Duke raportuar para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie, ministri tha se lista preliminare që është anuluar, ka përmbajtur gabime.
“Në momentin që e kam nënshkruar, kam marrë disa informata që më kanë thënë se janë përvjedhur disa gabime. Posa e kam parë, jam ulur me komisionin, më kanë treguar edhe disa vërejtje të tjera dhe se Komisioni i Ankesave duhet të merret me to. Komisioni i Ankesave ka propozuar anulimin. Këtë gjë e kam bërë”, tha Vitia.
“Do të jemi të gjithë dëshmitarë që në fund të vitit, kur të ketë listë përfundimtare gjithë qytetarët do të blejnë barna me çmime të ulëta, jo 5000% sa kanë qenë lëshime teknike, por do të jenë më të ulëta. Në tremujorin e fundit të këtij viti besoj që qytetarët do të mund të blejnë barna me çmime të unifikuara”, shtoi ai. /Gazeta Enigma