Vitia: Vaksinimi parandalon valët e reja të COVID-19

Vitia: Vaksinimi parandalon valët e reja të COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të marrin vaksinat antiCOVID, pasi siç tha ai vetëm vaksinimi mund të parandalojë valët e reja të coronvirusit.

Vitia gjatë konferencës për medie, bëri të ditur se 93 për qind e pacientëve të konfirmuar me COVID-19 nëpër spitale janë ta pavaksinuar.

“E ndjej të nevojshme të përmend se nga mesatarisht 1 mijë e 200 të hospitalizuar, rreth 91 për qind kanë qenë të konfirmuar me COVID-19, prej atyre që janë të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19, 93 për qind prej tyre kanë qenë të pavaksinuar”, tha Vitia.

Tutje, ai njoftoi po ashtu se, “Gjatë kësaj javë fatkeqësisht kemi pasur 170 persona që kanë humbur jetën, dhe nga ta 149 kanë qenë të pa vaksinuar”.

“Valë të reja mund edhe do të pasojnë pas kësaj, ato janë të pashmangshme, vetëm vaksinimi mund i parandalon këto valë. Pavarësisht numrit të shtuar, analiza ka treguar se imuniteti kolektiv nuk është arritur akoma.”, tha Vitia gjatë konferencës për medie.

Related Articles