Edhe dy persona të së njëjtës familje kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Një grua dhe vjehrri i saj nga Fshati Turjakë i Malishevës kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga koronavirusit.
Lajmi është dhënë nga mediat lokale në Malishevë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Por, ka thënë se informatë si komunë kanë vetëm për viktimën femër e jo edhe për viktimën mashkull.
“Për viktimën femër e kemi të konfirmuar se ka qenë me COVID-19 dhe ka vdekur, ndërsa për viktimën mashkull ende nuk e dimë, po presim deri nesër rezultatet a ka qenë edhe ai i infektuar me COVID-19”, ka thënë Berisha, për FrontOnline, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Kujtojmë se mbrëmë në Gjilan si pasojë e infektimit me coronavirus, brenda ditës, kanë humbur jetën nënë e bir.