Vjen reagimi i QUINT-it, dënojnë veprimet e dyja palëve

Vjen reagimi i QUINT-it, dënojnë veprimet e dyja palëve

Shtetet e QUINT-it, Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë dalur me deklaratë të përbashkët pas situatës në veri.

“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes tonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.

Dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan.

Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse” thuhet në deklaratë.

Related Articles