Të dielën mbrëmë qyteti i Gjilanit është tronditur nga vrasja e një 50 vjeçari.
Rasti kishte ndodhur rreth orës 19:45 në një kafiteri.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona.
“Është raportuar se nga të dyshuarit ka pasur të shtëna me armë zjarri si pasoj e të cilave një person ka mbetur i vrarë. Njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe ekipi i ndihmës së shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një veturë me targa vendore”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.