14-vjeçarit të cilit dyshohet se e mbyti me thikë bashkëmoshatarin e tij ditë më parë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, i është vendosur masa e lënies në burg.Hetuesit e policisë kanë sekuestruar kamerat e lokaleve në rrugën ku ndodhi vrasja, për të zbardhur sa më shumë ngjarjen, raporton Top Channel.Dyshimet janë se autori është larguar duke vrapuar, pasi ka therur me thikë dy bashkëmoshatarët e tij.Gjithashtu dyshohet se kishte persona të tjerë që të miturin e kanë marrë, dhe e kanë larguar nga vendi i ngjarjes, pasi ai ishte lënduar dhe më pas u dërgua në spital privat për mjekim.Vrasja e nxënësit të klasës së nëntë ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet. Pas një konflikti mes adoleshentëve, mbeti i vrarë Martin Cani, ku gjithashtu u ther edhe shoku i tij, i cili gjendet ende në spital.