Partitë politike në Kosovë kanë filluar tashmë të bëjnë publike emrat e kandidatëve që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Deri tani, listat e tyre i kanë prezantuar Lëvizja Vetëvendosje, LDK dhe AAK.
Lëvizja Vetëvendosje ka zbuluar kandidatët e saj për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, ku në krye të listës ndodhet Albin Kurti, i ndjekur më pas nga Glauk Konjufca e Donika Gërvalla.
Në listën e LDK-së, vendin e parë e mbanë ish-presidentja Vjosa Osmani, ndërsa në mesin e dhjetë kandidatëve të parë mungojnë emra të njohur si Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami.
Në AAK, lista udhëhiqet nga Ardian Gjini, derisa Ramush Haradinaj në këto zgjedhje mban numrin 11.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka bërë publike zyrtarisht listën e saj të kandidatëve për deputetë.



