Trajneri i Barcelonës në largim, Xavi Hernandez, ka paralajmëruar pasardhësin e tij të mundshëm, Hansi Flick, se puna si trajner nuk do të jetë e lehtë dhe se do të duhet durim.
Duke folur për mediat, Xavi tha: “Menaxherit të ri, i them: Do ta kesh vështirë. Kjo është një punë e vështirë dhe duhet të keni durim”.
Sa i përket “nënvlerësimit” të punës së tij si trajner, Xavi tha: “Mendoj se puna jonë nuk është vlerësuar sa duhet. Unë e mora përsipër kur skuadra ishte në vendin e nëntë, e përfundova sezonin në vendin e dytë dhe fitova ligën sezonin e ardhshëm”.
Ish-trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick, është aktualisht trajneri më i mundshëm për të marrë drejtimin e ekipit katalunas, shkruan Goal, transmeton Gazeta Enigma.
Klubi pritet ta zytarizoj ardhjen e tij në dy ditët në vijim, me të gjitha dokumentet e nënshkruara tashmë mes katalanasve dhe gjermanit. Flick thuhet se është një admirues i madh i Barçës dhe ka filluar të mësoj gjuhën spanjolle që kur u bë e qartë se pozicioni i Xavi ishte në rrezik. /Gazeta Enigma