asti i dhunimit të një 11-vjeçareje nga pesë persona në një park të Prishtinës tronditi qytetarët e Kosovës, por edhe më gjerë.
Futbollisti me origjinës shqiptare që luan për Arsenalin, Granit Xhaka ka reaguar në lidhje me këtë rast.
Ai tha se ky rast i tronditi të gji9thë dhe shpreson që organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre siç duhet.
“Ngjarja e ndodhur në Prishtinë me 11-vjeçaren na ka tronditur të gjithëve. Uroj që organet e drejtësisëtë bëjnë më të mirë. Duhet të mbizotërojë ligji, sepse kemi të bëjmë me raste të përsëritura. Kosova në 1999 ka përjetuar dhunimin më të madh në Europë ndaj fëmijëve dhe grave. Kosova e di më së miri se çka është dhimbje është kur prek dhe dhunon gruan, akoma më e rëndë fëmijët”, shkroi Xhaka.