Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vajza të mitura nga fshati Lebanë i Prishtinës janë raportuar si të zhdukura nga babai i tyre, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ka thënë se të miturat kanë dalë nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendodhjen e tyre.
“PERSONA TË ZHDUKUR /Lebanë, Prishtinë, 12.03.2022 – 14:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy vajzat e tij të mitura kanë dalë na shtëpia dhe nuk janë lajmëruar se ku gjinden. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.