Një grua në Prizren ka raportuar se bashkëshorti i saj ka dalur nga shtëpia me veturë dhe se nuk dihet vendndodhja e tij.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Më 11.05.2024 ankuesja femër ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia me veturë dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet tutje në raport.