Zhduket një grua në Podujevë, Policia në kërkim

Zhduket një grua në Podujevë, Policia në kërkim

Natën e dytë të Vitit të Ri, Egzona nga Podujeva e priti te familja e babait.

Por mëngjesi i 2 janarit atë nuk e gjeti në shtëpi. Diku pas orës 01:00 të mesnatës, ajo doli nga shtëpia dhe shkoi me një person, për të cilin familjarët e saj nuk janë në dijeni se kush është dhe ku mund të ketë shkuar.

Atë natë 31-vjeçarja, në shtëpinë e vëllait, i la katër fëmijët e saj. Ndërsa, vëllai i saj, Albion Imeri, ka vetëm një kërkesë për të motrën.

“Kemi nejtë deri ka ora 1:30 bashkë, pastaj jemi shpërnda nëpër dhoma, unë kur e kam marrë vesh ka qenë mëngjes që nuk është në shpi. Përmes kamerave unë e kam zbulu në sa ora ka dalë prej shpije”.

Ndryshe, rasti është duke u hetuar nga policia.

Related Articles