Zyrtare: Kryeministri Kurti ka udhëtuar në SHBA, kjo është agjenda e tij

Zyrtare: Kryeministri Kurti ka udhëtuar në SHBA, kjo është agjenda e tij

Kryeministri në detyrë i Republikës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Enigma.

Kështu kanë konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit, të cilët kanë njoftuar se Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj”, tha ZKM në njoftim.

Udhëtimi i Kurtit drejt SHBA-së vjen pas masës së ndërmarrë nga Uashingtoni kundrejt Kosovës me pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik.

Në SHBA nga Kosova po qëndron edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. / Gazeta Enigma.

Related Articles