Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguan pasi Gjermania ka njohur të premten patentë shoferët e lëshuar nga Kosovës
Gërvalla thekson se sipas saj mijëra qytetarë të Kosovës në Gjermani kanë qenë për vite me radhë të privuar nga e drejta e tyre për të drejtuar automjete me lejen/patentën e tyre të fituar në Kosovë.
“Ky proces do të duhej të kishte përfunduar shumë më herët. Mijëra Euro kanë paguar familjet shqiptare në Gjermani për të bërë patentën gjermane, e cila për një shumicë të konsiderueshme të tyre ndërlidhej drejtpërdrejtë me mundësinë për të punuar ose jo”, shkruan në Facebook ajo.
Tutje ajo është shprehur e bindur qe shembulli me Gjermaninë do të jetë një ndihmesë e madhe edhe gjatë bisedimeve dhe negociatave që shteti i Kosovës është duke zhvilluar me shtete të tjera rreth njohjes së lejeve/patentave tona.
“Falënderoj nga zemra të gjithë ata, të cilët me punën e tyre kontribuan sado pak në njohjen e lejeve/patentave nga Kosova në Gjermani”, shkruan më tej Gërvalla.
Ndryshe, Gjermania ka vendosur të premtën që t’i njohë patentë-shoferët nga Kosova. Ky propozim ka marrë miratimin e të 16 landeve gjermane.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se Kosovës s’i mungoi asnjë votë.
“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 lëndëve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Ajeti./Gazeta Enigma/