17 mijë e 322 doza të vaksinave Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu kanë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë, me ç’rast është bëra e ditur se deri tani në total janë administruar 445 mijë e 650 vaksina.
289 mijë e 743 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në vend, mbi 155 mijë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës. Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që nga kjo ministri dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.