Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.074 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.659.012 doza të vaksinës.
Nga 1.870 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.983.
Në total numri i rasteve aktive është 322./Gazeta Enigma/