26 fëmijë nën moshën 10 vjeç janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Këtë e ka konfirmuar ministria e shëndetësisë përmes postimeve tashmë të zakonshme të orës 15:00.
Ndërkaq grupmosha më e infektuar është ajo 40-49, me gjithsej 103 raste.
Më poshtë edhe raporti i plotë:
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 583 raste pozitive dhe 14 raste të vdekjes.