Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 427.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.521, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,979 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.137 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.591.886 doza të vaksinës.
Deri më sot 747.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta “Enigma”/