Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njofton se 702 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.
Prej tyre, 603 të konfirmuar COVID-19 pozitivë, 539 me oksigjeno-terapi dhe 28 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK, 262 pacientë të shtrirë, 226 prej tyre COVID-19 pozitivë, 215 me oksigjeno-terapi
Klinika Infektive, 112 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 18 pacientë
Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 440 pacientë, 377 prej tyre COVID-19 pozitivë, 324 me oksigjeno-terapi.
Spitali i Prizrenit, 81 pacientë
Spitali i Gjakovës, 98 pacientë
Spitali i Pejës, 97 pacientë
Spitali i Gjilanit, 86 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 52 pacientë.