ShSKUK-ja ka njoftuar se 1 mijë e 209 pacientë po marrin trajtim mjekësor si pasojë e infektimit me COVID-19. Pacientët janë të shtrirë nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1 mijë e 102 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1 mijë e 19 me oksigjenoterapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 411 pacientë, 405 të konfirmuar me COVID-19, 357 me okisgjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 798 pacientë, 697 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 662 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 114 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 112 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 63 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19, 22 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 166 pacientë
Spitali i Gjakovës, 112 pacientë