Granit Xhaka ka kompletuar ndeshjen te Arsenali, që fitoj 5:0 ndaj Norwichit të Milot Rashicës, shkruan Gazeta Enigma.
Në një moment, ndërsa nuk e kishte asnjë lojtar afër, Xhaka e pranoi topin me shpinë. Kjo ndodhë rrallë në futbollin e nivelit më të lartë, përkatësisht në Premier League.
Ukayo Saka që në minutën e 6’ solli avantazhin fillestar për Arsenalin, ndërsa epilogun e pjesës së parë (0:2) e vendosi Kieran Tierney. Në pjesën e dytë Saka ishte ai që shënoi golin e tretë për mysafirët (67’), ndërsa Aleksandër Lacazete nga pika e bardhë shtoi epërsinë në 0:4.
E për epilogun përfundimtar të takimit ishte Emile Smith Rowe, ai i cili u përkujdes, Norwich City 0:5 Arsenal./Gazeta Enigma/