Nezir Çoçaj ka dhënë dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës.
Çoçaj në një postim në Facebook, ka shkruar se nga sot e tutje nuk do të jetë as votues i partisë.
“Lamtumirë PDK-ë. Nga sot e tutje nuk do të jem as votues i thjeshtë i kësaj partie”, ka thënë ajo.
Çoçaj ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, por nuk kishte arritur të fitonte votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvend.
Ndryshe, Çoçaj vite më parë kishte qenë deputet i PDK-së.