Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për herë të parë pas protestës së dhunshme të Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike.
Basha është treguar shumë i ashpër duke thënë se Berisha ka tentuar uzurpimin me veprime terroriste.
Madje ka thënë se qëllimi i Sali Berishës ishte që të shtunen të ketë viktima.
“Ai urdhëroi sulmin e sotëm ndaj shtëpisë së demokratëve. Dua të falënderoj të pranishmit që me një përkushtim heroik bëtë të pamundur nënshtrimin e selisë së demokratëve ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës me akte terroriste tentoi uzurpimin” ka thënë Basha.
Tutje ai ka shtuar se “në orë kritike ata pamundësuan daljen me viktima, që ishte objektiv i Sali Berishës. Dua t’iu them të gjithëve se në një ditë si kjo, Sali Berisha kësaj partie i ka bërë dëmin më të madh, ndonëse jo të vetmin në këto 30 vite. Vula e kësaj tragjedie do të mbetet 8 janari. Demokratët po ngrihen e do ngrihen të bashkuar në diversitet”./Gazeta Enigma/