Në Kosovë aktualisht janë dy mijë e 83 raste aktive me COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 356 raste të reja ndërkaq nuk është shënuar ndonjë viktimë.
Po këto 24 orë janë shëruar edhe 53 pacientë duke bërë që numri i të shëruarve të arrijë në 158.195.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.232 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës./Gazeta “Enigma”/