Forcat policore të Kosovës me mjete të blinduara janë vendosur të dielën në rrugën Mitrovicë- Leposaviq, raporton Gazeta “Enigma”.
Aktualisht, njësitë speciale janë vendosur në vendin e njohur si “Dudi Kerrsh”.
Kujtojmë se të shtunën, ditë më parë institucionet e Kosovës kanë marrë vendim për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.
Përballë kësaj situate, autoritetet e Serbisë kanë vendosur që qytetarët serbë të Kosovës të votojnë në referendum në katër qytete në Serbi që janë më së afërmi me territorin e Kosovës.
Gjendja në veri të vendit pas këtyre zhvillimeve është e qetë dhe pa incidente. / Gazeta Enigma.