Skuadra e Gjilanit është zhvendosur në tokën turke, me ç’rast do të qëndrojë për disa ditë më radhë, raporton Gazeta “Enigma”.
Kampionët e dimrit kanë nisur kështu fazën e dytë përgatitore, teksa atë të parën e kishin mbyllur në Shqipëri.
Siç bënë të ditur klubi gjilanas, ekipit i është bashkuar futbollisti Elton Cale, ndërkohë që gjatë ditëve në vijim pritet të arrijnë edhe dy futbollistët Aziz dhe Razak Keita.
Gjilani do t’i zhvillojë edhe katër ndeshje miqësore në Turqi.
Gjatë ditëve në vijim mund të ketë edhe ndryshime në afatin kalimtar të janarit. /Gazeta Enigma/.