Shifër alarmante e rasteve me COVID, a do të marrë masa të reja MSH-ja?

Shifër alarmante e rasteve me COVID, a do të marrë masa të reja MSH-ja?

Kosova sot ka shënuar dy mijë e 50 raste të reja me COVID, shifër e cila është rikthyer pas një kohe të gjatë kur vendi pësoi valën e dytë të virusit, shkruan Gazeta Enigma.

Duke u bazuar në situatën që po mbretëron në vend, pritet që së shpejti Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të reja për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID.

Zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti, tha për Gazetën “Enigma” se deri në çfarëdo mase tjetër, është me rëndësi të zbatohen këto që janë në fuqi.

“Mekanizat antiCOVID janë duke e trajtuar rregullisht situatën epidemiologjike, për të parë nese ka nevojë për të vendosur masa shtesë apo të fuqizohen përmes mbikëqyrjes më të fort masat në fuqi”, tha Hoti.

Ndër të tjera, ai theksoi se është e rëndësishmë që popullata të vaksinohet, për shkak se çdo qytetarë i imunizuar me vaksina do ta përballojë më lehtë infektimin me COVID.

“Vaksinat janë siguruar për të gjithë, kapacitetet spitalore janë të gatshme për të përballuar ndonjë fluks më të madh të rasteve që kërkojnë tretman klinik, çdo dite gjurmohen dhe testohen mijëra qytetarë dhe zhvillohen aktivitete në zbatim të vendimeve që lidhen me COVID”, shoi ai.

Hoti tha se “Gjatë javës, perveç trupave të tjerë, do të mblidhet edhe Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës me COVID-19, për të shqyrtuar propozimet për masa të tjera eventuale”.

Ndryshe, nga dy mijë e 50 raste, sipas statistikave të MSh-së, një mijë e 135 janë të gjinisë femërore, kurse 915 të gjinisë mashkullore.

Në mesin e tyre ka edhe fëmijë, ku shihet se nga 0-9 vjeç janë 100 të infektuar, kurse nga 10-19 vjeç janë 556 qytetarë. Grup mosha tjetër më e prekur është ajo 40-49 vjeç me 353 raste të reja. /Gazeta Enigma/.

Related Articles