Faza përgatitore në Turqi, sulmuesi i FC Prishtina flet për atmosferën që po mbretëron

Faza përgatitore në Turqi, sulmuesi i FC Prishtina flet për atmosferën që po mbretëron

Skuadrat e Superligës së Kosovës në futboll tash e 11 ditë janë duke i vazhduar stërvitjet në kuadër të fazës përgatitore në Antalia të Turqisë, shkruan Gazeta Enigma.

Skuadra nën urdhrat e trajnerit Abdulah Ibrakoviq, FC Prishtina po përgatitet maksimalisht duke kryer stërvitje nga dy herë në ditë.

Kampioni në fuqi i Kosovës deri më tash i kanë zhvilluar edhe tri ndeshje kontrolluese ndaj Chernomoresti Odesa, Atyrau dhe Gornik.

Prishtina humbi nga Chernomoresti 4:0, barazoi me Atyraun 2:2 dhe në takimin e fundit pësoi 2:1 nga Gornik.

Ndeshjen e radhës e zhvillon nesër (29 janar) ndaj Alanya Vladikavkaz, kurse në sfidën e fundit më 31 janar ballafaqohet me Kapfenbergun.

Sulmuesi, Mendurim Hoti flet për fazën përgatitore dhe ndeshjet kontrolluese, për faqen zyrtare të klubit.

“Faza përgatitore po shkon sipas planit. Jemi duke i marrë ngarkesat e nevojshme fizike dhe po punojmë në aspektin taktik që të jemi sa më të përgatitur për stinorin pranveror. Te skuadra mbretëron atmosferë shumë e mirë dhe serioziteti në stërvitje dhe ndeshje është maksimal”, tha Hoti për faqen zyrtare të klubit.

“Në këto takime nuk ka rëndësi rezultati, por përgatitja e ekipit. Këto duele do të na shërbejnë që sa më shumë ta ngritim ritmin e lojës dhe t’i përmirësojmë gabimet eventuale”, deklaroi Hoti./Gazeta Enigma/

LEXO EDHE: Mbi 300 mijë euro shpenzime nga klubet kosovare në Turqi gjatë fazës përgatitore

Related Articles