Më 17 shkurt 2008-të, Kosova u bë shteti më i ri në Botë duke e shpallur Pavarësinë e saj. Pas shpalljes së Pavarësisë, diplomatët kosovarë i përvishen punës duke kërkuar njohjen e saj nga shtetet në të gjithë botën.
Njohja e parë erdhi pas disa orësh nga Republika e Kosta Rikës, duke u bërë shteti i parë që njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Më 8 mars 2008, Carl Bildt, Ministër i Jashtëm i Suedisë e vizitoi Kosovën, duke u parë diplomat i parë i huaj që e viziton vendin tonë.
Emir Abrashi nga Demokracia Plus në një bisedë për Gazetën Enigma, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë qenë të angazhuara për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Sipas Abrashit, njohja e Pavarësisë së Kosovës nga shtetet e ndryshme të Botës është bërë me ndihmën e aleatëve tanë dhe me zotësinë e individëve që kanë pasur qasje në shtetet të ndryshme për t’i sjellë njohje të reja shtetit tonë.
Kosova në katër vitet e fundit e ka siguruar vetëm një njohje të re nga Izraeli, sipas Abrashit kjo njoihje u bë me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Shtetet të cilat kanë qenë të gatshme ta njohin Republikën e Kosovës, e kanë njohur atë në vitet e para, kurse ato të cilat kanë qenë të lëkundura, është arritur që të binden me kalimin e viteve”, thotë Abrashi me skepticizëm.
Abrashi thotë se shtetet që nuk po e njohin Kosovën kanë probleme të brendshme në territoret e tyre.
“Ndërkaq tani, jemi në pikën që shtetet të cilat nuk e njohin aktualisht Kosovën, janë shtete të cilat ose mund të kenë probleme përbrenda territoreve të tyre dhe nuk dëshirojnë të krijojnë precedentë për lëvizjet separatiste, ose janë shtete të cilat janë në sferën e ndikimit të aleatëve të Serbisë – Rusisë dhe Kinës. Prandaj, edhe në tri vitet e fundit, Kosova ka arritur ta sigurojë vetëm një njohje të re nga Izraeli – dhe atë me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Abrashi.
Abrashi ka theksuar se Kosova duhet të vazhdoj të punojë me aleatët tanë, që t’i sjellin Kosovës sa më shumë njohje.
“Kosova duhet që të punojë aktivisht në forcimin e mëtejshëm të diplomacisë sonë, si dhe të punoj ngushtë me aleatët tanë, për tu munduar që të shtyjnë shtete të tjera drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas tij krerët institucional të Republikës së Kosovës nuk duhet që ta neglizhojnë procesin e dialogut.
“Përkundrazi, ata duhet që të angazhohen, në bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile, në hartimin e një strategjie për dialogun, e cila do të vendoste prioritetet tona, por edhe vijat e kuqe në këtë proces, dhe më pas ne duhet që të sigurojmë mbështetjen e aleatëve tanë perëndimor për t’i shtyrë përpara prioritetet tona”, deklaroi përfaqësuesi i Demokracia Plus, Abrashi.
Analisti politik, Arbnor Sadiku, për Gazetën Enigma ka thënë mobilizimi i Serbisë me shtetet aleate të saj e ka lën Kosovën pa njohje të reja.
“Për faktin se ka pasur një mobilizim të Serbisë, karshi vendeve të saja aleate, që të mos njihet Kosova. Duke qenë aleancë me Rusinë, dhe Kinën, si dy vende me fuqi të madhe ekonomike, politike, si dhe ushtarake”, ka thënë Sadiku.
Sipas Sadikut, Kosova me marrëveshjen e Uashtingtonit ishte pajtuar që pas njohjes nga Izraeli mos të bëjë për njohje të reja.
“Kosova me marrëveshjen e Uashingtonit ishte pajtuar që pas pranimit të njohjes nga Izraeli, mos të loboj për njohje të reja, por meqë është ndërruar administrata Trump, me atë të Bidenit, ka ndryshuar edhe kursi i politikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Sadiku potencon se ndërrimi i shpeshtë i qeverive në Kosovë ka ndikuar që mos të ketë njohje të reja në vitet e fundit.
“Krizat qeveritare dhe ndërrimi i shpeshtë i qeverive në Kosovë ka ndikuar në mos pasjen e njohjeve të reja, për vet faktin se janë ndërruar shpesh kryeministrat, dhe ministrat e punëve të jashtme” ka deklaruar Sadiku.
Gazeta ‘Enigma’ për këtë çështje ka provuar të komunikoj edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, por nuk kanë qenë të qasshëm.
Deri tani Pavarësia e Kosovës është njohur nga 117 shtete./Gazeta Enigma/
Këto janë vendet që kanë njohur Kosovën si shtet:
1. Republic of Costa Rica 17.02.2008 2. United States of America 18.02.2008 3. French Republic 18.02.2008 4. Republic of Albania 18.02.2008 5. Republic of Turkey 18.02.2008 6. United Kingdom 18.02.2008 7. Islamic Republic of Afghanistan 18.02.2008 8. Commonwealth of Australia 19.02.2008 9. Republic of Senegal 19.02.2008 10. Federal Republic of Germany 20.02.2008 11. Republic of Latvia 20.02.2008 12. Kingdom of Denmark 21.02.2008 13. Republic of Estonia 21.02.2008 14. Italian Republic 21.02.2008 15. Grand Duchy of Luxembourg 21.02.2008 16. Republic of Peru 22.02.2008 17. Kingdom of Belgium 24.02.2008 18. Republic of Poland 26.02.2008 19. Swiss Confederation 27.02.2008 20. Republic of Austria 28.02.2008 21. Republic of Ireland 29.02.2008 22. Kingdom of Sweden 04.03.2008 23. Netherlands 04. 03.2008 24. Iceland 05. 03.2008 25. Republic of Slovenia 05. 03.2008 26. Republic of Finland 07. 03.2008 27. Japan 18. 03.2008 28. Canada 18. 03.2008 29. Principality of Monaco 19. 03.2008 30. Republic of Hungary 19. 03.2008 31. Republic of Croatia 19. 03.2008 32. Republic of Bulgaria 20. 03.2008 33. Principality of Liechtenstein 25. 03.2008 34. Republic of Korea 28. 03.2008 35. Kingdom of Norway 28. 03.2008 36. Marshall Islands 17.04.2008 37. Burkina Faso 23.04.2008 38. Republic of Nauru 23.04.2008 39. Republic of Lithuania 06.05.2008 40. Republic of San Marino 12.05.2008 41. Czech Republic 21.05.2008 42. Republic of Liberia 30.05.2008 43. Republic of Sierra Leone 11.06.2008 44. Republic of Colombia 04.08.2008 45. Belize 07.08.2008 46. Republic of Malta 22.08.2008 47. Independent State of Samoa 15.09.2008 48. Portuguese Republic 07.10.2008 49. Montenegro 09.10.2008 50. Republic of Macedonia 09.10.2008 51. United Arab Emirates 14.10.2008 52. Malaysia 30.10.2008 53. Federated States of Micronesia 05.12.2008 54. Republic of Panama 16.01.2009 55. Republic of Maldives 19.02.2009 56. Republic of Palau 06.03.2009 57. Republic of Gambia 07.04.2009 58. Kingdom of Saudi Arabia 20.04.2009 59. Union of the Comoros 14.05.2009 60. Kingdom of Bahrain 19.05.2009 61. Hashemite Kingdom of Jordan 17.07.2009 62. Dominican Republic 10.07.2009 63. New Zealand 09.11.2009 64. Republic of Malawi 14.12.2009 65. Mauritania 14.09.2010 66. Kingdom of Swaziland 12.04.2010 67. Republic of Vanuatu 28.04.2010 68. Republic of Djibouti, 08.05.2010 69. Federal Republic of Somalia 19.05.2010 70. Republic of Honduras 03.09.2010 71. Republic of Kiribati 29.10.2010 72. Tuvalu 18.11.2010 73. State of Qatar 07.01.2011 74. Republic of Guinea-Bissau 10.01.2011 75. Sultanate of Oman 04.02.2011 76. Principality of Andorra 08.06.2011 77. Central African Republic 22.07.2011 78. Republic of Guinea 12.08.2011 79. Republic of Niger 15.08.2011 80. Republic of Benin 18.08.2011 81. Saint Lucia 19.08.2011 82. Gabonese Republic 15.09.2011 83. Republic of Côte d’Ivoire 16.09.2011 84. State of Kuwait 11.10.2011 85. Republic of Ghana 23.01.2012 86. Republic of Haiti 10.02.2012 87. São Tomé and Príncipe 13.03.2012 88. Brunei Darussalam 25.04.2012 89. Republic of Chad 01.06.2012 90. Democratic Republic of Timor-Leste 20.09.2012 91. Independent State of Papua New Guinea 03.10.2012 92. Republic of Burundi 16.10.2012 93. Republic of Fiji 19.11.2012 94. Saint Kitts and Nevis 28.10.2012 95. Commonwealth of Dominica 11.12.2012 96. Islamic Republic of Pakistan 25.12.2012 97. Co-operative Republic of Guyana 16.03.2013 98. United Republic of Tanzania 29.05.2013 99. Republic of Yemen 11.06.2013 100. Arab Republic of Egypt 26.06.2013 101. Republic of El Salvador 29.06.2013 102. Kingdom of Thailand 24.09.2013 103. Grenada 25.09.2013 104. State of Libya 25.09.2013 105. Kingdom of Tonga 15.05.2014 106. Kingdom of Lesotho 11.02.2014 107. Togolese Republic 02.07.2014 108. Solomon Islands 05.08.2014 109. Cook Islands 18.05.2015 110. Antigua and Barbuda 19.05.2015 111. Niue 23.06.2015 112. Republic of Suriname 08.07.2016 113. Republic of Singapore 01.12.2016 114. People’s Republic of Bangladesh 27.02.2017 115. Madagascar 24.11.2017 116. Barbados 15.02.2018 117. State of Israel 01.02.2021